Konstituohet sot Komisioni hetimor për sistemin TIMS, mblidhet dhe komisioni për koncesionet në Shëndetësi
Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS do të konstituohet ditën e sotme (2 prill) në orën 15:00. Ky komision do drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS. Në mbledhjen e parë do të deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe do të miratohet një plan i qartë pune. Palët do të dakordësohen nëse mbledhja do të jetë e hapur apo jo për publikun.
Komisioni hetimor, lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, pritet të mblidhet në orën 10:00 në kryesinë e Kuvendit, në sallën “Pjetër Arbnori”. Në këtë mbledhje, pritet të miratohet procesverbali i datës 25 mars 2024, miratimi i ekspertëve të komisionit, i kërkesave për informacion si dhe caktimi i mbledhjes pasardhëse.
Gjithashtu, në orën 15:00 do të mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, që do të drejtohet nga ligjvënësi demokrat Ervin Salianji, e nënkryetar deputeti socialist Toni Gogu. Ndërkohë, e ngarkuar duket kjo e martë edhe për komisionet e tjera, siç është ai i Ligjeve që mblidhet në orën 11:00, ku pritet të diskutohet projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, nismë e deputetit Laert Duraj, Prezantim i projektligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor depozitar nga ligjvënësi demokrat Bujar Leskaj, prezantim i projektligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, serish depozituar nga Bujar Leskaj, prezantim i projektligjit “Për Referendumet” Depozituar nga deputeti Dashamir Shehi si dhe votimi nen për nen i projektligjit “Për arkivat”.
Ndërkaq, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtohet “Raporti vjetor 2023” i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë si dhe do të shqyrtohet nen për nen projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, teksa komisioni për Sigurinë Kombëtare do të vijoje shqyrtimin për disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”.