Konsultime për paketën fiskale / Ndreu: Pavarësisht vështirësive nuk do rrisim taksat, opozita: I keni rritur
Pavarësisht vështirësive financiare nga mungesa e të ardhurave për shkak të bllokimit prej 4 vitesh të lejeve të ndërtimit, Bashkia Lezhë nuk do të rrisë taksat dhe tarifat vendore as për vitin 2024.
Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë konsultimit publik me grupet interesit të Lezhës dhe Shëngjinit për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Por pretendimet e bashkisë u kundërshtuan nga përfaqësuesit e opozitës të pranishëm në këtë takim, të cilët thanë se taksat janë rritur, ndërsa nuk munguan as debatet me kryebashkiakun Ndreu.
Paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2024 në Bashkinë Lezhë pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak deri në fund të këtij viti.