Konsumi i duhanit tek të rinjtë / Specialisti i ISHP: Fenomeni në nivele shqetësuese, sidomos tek femrat
Shumica e popullsisë në vendin tonë është konsumatore e rregullt e duhanit. Ky fenomen, sikundër në shumë rrethe të vendit, edhe në Shkodër është në nivele shqetësuese. Ajo që specialistët konstatojnë si alarmante, është fakti se numri i konsumatorëve të duhanit po rritet tek adoleshentët.
Sipas specialistit të shëndetit public, Zamir Llazani , femrat kanë tendencë rritje të duhanpirjes, në krahasim me meshkujt.
Në vendin tonë, duhanpirja tek të rinjtë vijon të jetë në nivele shqetësuese. E teksa në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhanpirja në nivel global ka pësuar ulje tek grupmosha 13-15 vjeç, e kundërta ndodh tek ne.