Categories: Lajme

Konsumi i karbohidrateve dhe yndyrave, udhëzimet e reja të OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzime të reja për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave, duke ndjekur provat më të fundit shkencore.

Udhëzimet e reja për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave fokusohen në parandalimin e shtimit të pashëndetshëm në peshë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, por edhe në rekomandimet për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme të lidhura me dietën, si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe lloje të caktuara të kancerit.

Përmbledhja e udhëzimeve të reja sillet rreth kufizimit të marrjes së yndyrës në 30 për qind të marrjes totale të energjisë dhe zgjedhjes së kujdesshme të karbohidrateve ‘të mira’.

Yndyrnat e rekomanduara nga OBSH mund të gjenden në ushqime të tilla si peshku, vaji i ullirit, arrat. Yndyrnat për t’u kufizuar, nga ana tjetër, mund të gjenden te mishi, produktet e qumështit, vezët, vaji i palmës ose kokosit. Yndyrnat e përcaktuara si trans-yndyrna, nga ana tjetër, rrjedhin nga ushqimet të cilat kanë kaluar në proceset industriale.

Në lidhje me karbohidratet, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e drithërave, frutave, perimeve dhe bishtajave. Mielli i bardhë, ëmbëlsirat dhe produktet industriale, duhet të kufizohen. Rekomandohet që të rriturit të konsumojnë të paktën 400 gram fruta dhe perime në ditë dhe 25 gram fibra dietike.

Në veçanti për fëmijët, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e rreth 250 gram fruta dhe perime në ditë për fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, 350 gram në ditë për grup moshat 6-9 vjeç dhe të paktën 400 gram në ditë nga mosha 10 vjeç e lart./OBSH/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

8 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

8 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

8 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

8 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

8 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

8 hours ago

This website uses cookies.