Konsumimi i alkoolit të të rinjtë, ashpërsim masash ndaj atyre që tregtojnë alkool për nën 18 vjeçarët

Konsumi i alkoolit është kthyer tashmë në një trend për shumë të rinj. Pavarësisht se para disa vitesh u morr vendimi për ashpërsimin e masave ndaj atyre që tregtojnë dhe lejojnë konsumimin e alkoolit për të miturit, përsëri ligji nuk zbatohet ashtu siç duhet. Bazuar tek rastet që paraqiten tek urgjencat grup moshat që konsumojnë më tepër alkool variojnë nga 20, 30 dhe 40 vjeç por nuk përjashtohen edhe moshat nën 18 vjeç.

“Ligji nuk i ka ndëshkuar ashtu si duhet, duke e ditur dëmet që sjell ai tek një i ri duke e ditur se çfarë i sjell sistemit nervor, qelizave, zhvillimit apo edhe stilit të jetës”, u shpreh sociologia Maria Dojce.

Si masë parandaluese për këtë fenomen shihet ashpërsimi i ligjeve. Duke parë nivelet në rritje të konsumimit të pijeve alkoolike nga të rinjtë, nën moshën 18 vjeç dhe dëmet e rënda që ai shkakton në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral, sociologia apelon prindërit që të tregohen më të kujdesshëm dhe vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.