Konsumoi fotoksinë , ndërron jetë e moshuara – Ndalohen dhe procedohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drisht, ku një e moshuar 70- vjeçare me inicialet R.C ka ndërruar jetë, pasi kishte konsumuar fotoksinë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, e moshura dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fostoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Për këtë rast, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim.
-Ndërkohë , Policia Kufitare në PKK Muriqan ndaloi një shtetas 35- vjeçar të shpallur në kërkim, banues në Kamëz, pasi e ka kallëzuar një shtetase , se i kishte marrë automjetin, me anë të mashtrimit, dhe nuk ia ka kthyer.
-Ndërkaq , specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 20- vjeçar, banues në Milano, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Përveç këtyre rasteve , policia ka kryer dhe arrestimin e një 62- vjeçari, banues në Shkodër, pasi në lokalin e tij, gjatë kqyrjes së celularit , i janë konstatuar faqe për bastet sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.