Lajme

Konsumoi  fotoksinë ,  ndërron  jetë e moshuara – Ndalohen dhe procedohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drisht, ku një e moshuar  70- vjeçare me inicialet R.C  ka ndërruar jetë, pasi kishte konsumuar fotoksinë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, e moshura  dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fostoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.  Për këtë rast, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim.

-Ndërkohë , Policia Kufitare në PKK Muriqan ndaloi një shtetas 35- vjeçar të  shpallur në kërkim, banues në Kamëz, pasi e ka kallëzuar një shtetase , se i kishte  marrë automjetin, me anë të mashtrimit, dhe nuk ia ka kthyer.

-Ndërkaq , specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas  20- vjeçar, banues në Milano, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Përveç këtyre rasteve , policia  ka kryer dhe arrestimin  e një 62- vjeçari, banues në Shkodër, pasi në lokalin e tij, gjatë kqyrjes së celularit , i janë konstatuar faqe për bastet sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.