Kontingjenti III i anijes “Lissus” nis misionin me NATO-n, Peleshi: Deti Egje, një zonë e sigurt
Kontingjenti III i anijes “Lissus” ka nisur lundrimin për të marrë pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i uroi efektivëve mision sa më të mbarë, duke u shprehur se duke punuar ngushtë me partnerët e NATO-s dhe autoritetet vendore, deti Egje do të mbetet një zonë më e qetë dhe e sigurt.
“Kontigjenti III i Forcave të Armatosura dhe anija Lissus nisen në misionin Sea Guardian. Efektivët tanë do të punojë ngushtë me partnerët e NATO-s dhe autoritetet vendore për të siguruar që deti Egje të mbetet një zonë e sigurt dhe e qetë për të gjithë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e interesave të Aleancës në rajon.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D935802797904431%26set%3Da.349050319913018%26type%3D3&show_text=true&width=500
Mision të suksesshëm dhe të sigurtë për vajzat e djemtë tanë, përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura! WeAreNato”, shkruan ministri Peleshi.
Pjesëmarrja e Forcës Detare në operacionin “Sea Guardian” si pjesë përbërëse e Grupit të Dytë Detar të NATO-s, ka filluar në nëntor të vitit 2016 me anijen Oriku.
Efektivat dhe anija shqiptare kanë rolin e patrullimit dhe raportimit të trafikut të emigrantëve, në zonën Operacionale dhe ndërhyrje, duke ofruar ndihmë në rastet kur jetët njerëzore janë në rrezik.