Categories: LajmeRajoni

Kontingjenti turk mbërrin në Kosovë, zëvendëson njësitin rezervë italian të KFOR

Një kontingjent turk mbërriti të enjten (29 shkurt) në Kosovë, për të zëvendësuar njësitin e trupave italiane në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja.

Siç njoftoi KFOR-i, kontingjenti turk do të vendoset si pjesë e Forcave Rezervë ndërkombëtare në Kosovë.

Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar që të ofrojë një mjedis të sigurt për mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e OKB-së, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mes të tjerash, Forcat e Armatosura Ndërkombëtare në Kosovë (KFOR) thonë se mbërritja e kontingjentit është një demonstrim tjetër konkret i përkushtimit të vazhdueshëm të NATO-s për sigurinë e përhershme në Kosovë dhe për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Përditësimi i parametrave të sinjalit satelitor nga RTSH: Ndërpritet transmetimi në fashën orare 22:00 – 00:30

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) rinjofton se do të ndërpresë transmetimin në platformën satelitore nga data…

21 minutes ago

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

1 hour ago

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Përbërësit 25 g sheqerpluhur 100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75…

1 hour ago

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…

2 hours ago

Bangkok – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 17, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…

2 hours ago

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

 Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…

2 hours ago