Categories: BotaLajmeRajoni

Kontrabandë dhe vjedhje, Italia shkatërron grupin kriminal, arrestohen 5 shqiptarë

Autoritetet antimafia në Itali kanë shkatërruar një rrjet kriminal të dyshuar për lidhje me kontrabandistët shqiptarë të drogës dhe për kryerjen e një sërë vjedhjesh në shtëpi luksoze,

Autoritetet thanë se arrestuan tetë persona pesë shtetas shqiptarë, një nga Maqedonia e Veriut dhe dy italianë pas një hetimi që filloi në nëntor të vitit 2019. Hetimi u fokusua në trafikun e drogës në rrugën midis Shqipërisë dhe rajonit jugor italian të Pulias, thanë prokurorët italianë.

Autoritetet zbuluan se të arrestuarit kishin shitur sasi të mëdha kokaine dhe marihuane në Itali, një pjesë e së cilës kontrabandohej nga Shqipëria. Ata zbuluan gjithashtu se të dyshuarit po drejtonin një plantacion marihuane në një zonë natyrore pranë Romës.

Nga hetimet u zbulua gjithashtu se kriminelët e dyshuar kishin kryer vjedhje të shumta në shtëpitë luksoze italiane, veçanërisht në Romë, duke vjedhur shufra ari, ora luksoze,  dhe sende të çmuara. Autoritetet konfiskuan sasi ari dhe argjendi, me gjasë gati për t’u shitur në tregun e zi, më shumë se një kilogram kokainë dhe marihuanë dhe 15.000 euro para të gatshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

6 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

6 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

6 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

7 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

7 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

7 hours ago

This website uses cookies.