Kontradiktat,Presidenti i Formulës 1 kundër FIA-s: Më pak gara, më shumë skuadra!
Presidenti i Formulës 1, Mohamed Ben Sulajem është i mendimit se Formula 1 do të përfitonte më shumë nëse do të ulej numri i garave dhe të rritej numri i veturave.
Numri një i Formulës 1 ka dhënë këtë mendim gjatë një takimi me një shoqëri të drejtuar nga Majkëll Andreti, i cili është interesuar që të futet në këtë univers të komplikuar.
Ky qëndrim është disi ekstrem pasi në vitin që vjen Botërori i Formulës 1 do të ketë në program plot 24 destinacione.
Sipas medieve Andreti ka siguruar “po”-në e FIA-s për të hyrë në gara me veturën e re “General Motors’ Cadillac”. Kundër këtij vendimi ka qenë Sulajem, i cili ka pohuar se: “Është shumë e vështirë që të refuzosh një ekip të ri të aprovuar nga FIA. Por më duhet të them se ne duhet që t’i bëjmë gjërat për së mbari. Pra nëse FIA do që të kemi 12 skuadra në garë atëherë duhet vepruar ndryshe. Nëse kemi ëndërr që të kemi një skuderi nga SHBA, me një motor amerikan dhe një pilot po amerikan atëherë duhet të shkojmë dhe në Kinë dhe të kërkojmë një kompani të gatshme që të bëjë të njëjtën gjë”.