Kontrata kolektive për mësuesit / Sindikata e Arsimit Shkodër: Arritëm marrëveshjen me MASH
Kontrata kolektive për mësuesit e nënshkruar pak muaj më parë mes Ministrisë së Arsimit, Federatës së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit po zbatohet sipas kushteve të kontratës duke mos lënë hapësira për interpretime ku sqaron të gjitha të gjitha problemet që shqetësojnë mësuesit, shkollën e arsimin në përgjithësi.Kështu deklaron Zëvëndës Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit ,Arian Peraj, njëherësh Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shkodër sipas të cilit përshkruan gjerësisht marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës.
Negociatat me Ministrinë e Arsimit shpreson, kryesindikalisti Peraj i shikon se do të japin rezultat, përsa sa i përket normës mësimore të reduktuar nga 6-8 orë në javë, moshës së mesuesit pavarësisht nëse është fillim apo fund i vitit shkollor, të mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore etj.
Ndërkohë Ministria e Arsimit nënvizon se për herë të parë Kontrata Kolektive e Punës mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian duke e përafruar këtë kontratë me kontratat e vendeve të BE.