Kontributi i Mirush Kabashit- Për Kosovën e lirë nuk u luftua vetëm me armë, por dhe me fjalë
Për Kosovën e lirë e të pavaruar nuk u luftua veç me armë, por edhe me fjalë. Dhe një prej këtyre luftëtareve ishte edhe aktori i madh, Mirush Kabashi i lidhur nga gjaku me Kosovën për shkak të prejardhjes së tij Gjakovare.
Lufta në Kosovë nisi në Shkurt të 1998, ndërkohë pa humbur kohë, pas shumë pune dhe përgatitjesh, artisti i madh Mirush Kabashi, u nis në turneun më të gjatë në Europë së bashku me 9 artistë të tjerë, konkretisht në 16 Shtete dhe 114 qytete me një mision, për të sensibilizuar të rinjtë emigrantë shqiptar për pjesëmarrjen në luftën e Kosovës dhe për të mbledhur të holla për fëmijët e mbetur pa shtëpi e pa familje në gjithë hapësirën e Kosovës.
Artisti “luftoi”për çlirimin e Kosovës me armën më të fuqishme që posedonte, FJALëN, fuqinë e së cilës Mirushi në atë kohë, e përcolli nëpërmjet poezisë, dhe ndër shume poezi, jehonën më të madhe e përcolli me “Poem Kosovar” e shkruajtur nga shkrimtari Mitrush Kuteli me të cilën ngriti sallat, stadiumet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve peshë, anembanë botës.
Poezitë e interpretuara prej tij artistit të madh si ‘ Poeme Kosovare’ apo ‘O moj Shqypni’ , ‘Vajza e Flamuri’, ‘Gjuha shqype’ etj, qenë kushtrim për qëndresë e luftë deri në qershor 1999 në çlirimin e Kosovës.
Për këtë kontribut, me 14 qershor të vitit 2000, i është akorduar titulli ‘Mirënjohje e Qytetit të Gjakovës’ dhuruar në Stadiumin e këtij Qyteti në prani të 5 mijë spektatorëve, nga Bashkia e këtij Qyteti.
Ndërsa më 20 maj 2004, Shoqata e Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Akordon titullin ‘Mirënjohje për Kontributin e Dhënë Gjatë Luftës në Kosovë’