Kontroll tregut abuziv të bukës, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kërkon zbatimin e ligjit

buka

buka

Nuk do të ketë këtej e tutje abuzim në treg me bukën e përditshme. Nuk do të ketë as vjedhje në peshë dhe as konkurrencë të pandershme. Një shkresë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ka kërkuar zbatimin me urgjencë dhe pa ekuivok të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Çfarë kërkon ky inspektorat?

Subjektet e prodhimit dhe tregtimit të bukës janë të detyruara që në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit” të ndryshuar, të paraqesin në formë grafike (etiketë) ose në formën e një liste të përgjithshme, çmimin për një kilogram bukë të çdo lloji, që subjektet tregtojnë në çdo raft.

Subjektet duhet të paraqesin në formë grafike (etiketë), e cila qëndron në çdo raft, sasinë e masës së bukës në gram dhe sasinë e lekëve që kushton kjo masë buke (në lekë), që i korrespondon çdo copë produkti në atë raft.

Masat e mësipërme janë dakordësuar në një takim të këtij inspektorati me Shoqatën e Prodhimit të Miellit, Pastiçerisë dhe Brumërave, të zhvilluar pak ditë më parë.

Televizioni Shqiptar ka ndjekur, në veçanti, rritjen e çmimit të bukës dhe ka hetuar faktorët që kanë sjellë këtë rritje të çmimit. Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës për shkak të shtrenjtimit të çmimit të miellit, rritjes së çmimit të vajit, margarinës etj. Por, ndërsa kishte abuzim në masën e rritjes së çmimeve të produkteve të bukës, dukuria e vjedhjes së konsumatorit shqiptar shfaqej në peshën e bukës.

Më e rëndë është kjo situatë sa i përket kontrollit të produktit të gatshëm në treg nga Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut në varësi të Ministrisë së Financave, që nuk kishte kontrolluar dhe nuk kontrollonte kurrë peshën e bukës në treg! Rezultati është ky që hasin qytetarët në furrat e bukës: rritje çmimi, peshë e munguar dhe përfitim abuziv nga një numër i caktuar operatorësh në treg. Kjo duket se do të marrë fund.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.