Kontrollet në tregjet e bagëtive / Preçi: Nuk lejohet asnjë lëvizje e kafshëve pa matrikullim

Agjensia e shërbimit veterar edhe këtë fundjavë ka ushtruar kontrolle në tregun e bagëtive në Stom-Golem. Sipas përgjegjësit, Mark Preçi, qëllimi është garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët.
Vitin që lamë pas, sherbimi veteriner ka plotësuar me veterinerë çdo njësi administrative në Qarkun e Shkodrës. Ndaj apeli i drejtohet fermerëve që të bashkëpunojnë me specialistët për matrikullimin e kafshëve proces i cili kryhet falas. Asnjë levizje e kafshëve nuk do të lëjohet e pa matrikulluar dhe pa certifikatën personale.