Kontrollet për kafshët e gjalla / Preçi: Qëllimi kryesor garantimi i sigurisë ushqimore

kontrolli per kafshet e gjalla
Edhe në ditën e fundvitit të këtij viti, inspektorët e Agjensisë së Mbrojtjes Veterinere në Shkodër, në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë zhvilluar kontrolle në pika të ndryshme të qytetit me qëllim ndalimin e tregtimit të kafshëve të pa matrikulluara.
Përgjegjësi Mark Preçi tregon se qëllimi kryesor është garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët.
Këtë vit sipas specialistëve është vënë re një ndërgjegjësim i shtuar tek fermerët, të cilët janë pajisur me çertifikata dhe matrikullim për lëvizjen e kafshëve të gjalla nga tregu në treg apo nga ferma në treg. Në Shkodër janë 2 tregje kryesore të licensuara për tregtimin e kafshëve tregu në Stom-Golem dhe ai në Shelqet. Në të dy këto tregje, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë ka zhvilluar inspektime përgjatë gjithë javës.