Kontrolli i kufijve, BE dakord për të lejuar vendosjen e Frontex në Shqipëri

55aef3cbf02f4eaba827b2dd7e3612e0
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për të nënshkruar marrëveshjen që lejon Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) të vendoset në Shqipëri.
Këshilli i BE-së njoftoi në një deklaratë se vendet e BE-së “miratuan një vendim për të nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Frontex”.
“Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja do të lejojë operacione të përbashkëta me organet ligjzbatuese shqiptare dhe vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit Frontex në Shqipëri.
Blloku nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Malin e Zi në fillim të vitit, e cila hyri në fuqi më 1 korrik. Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje rreth presionit migrator.
Të martën, Agjencia e BE-së për Azilin njoftoi se numri i kërkesave për azil u rrit me 28 për qind në krahasim me gjysmën e parë të viti 2022 duke arritur në 519 mijë dosje.