Categories: LajmePolitikë

Kontrolli post-legjislativ dhe Vlerësimi paraprak i riskut për korrupsion në legjislacion, dy mekanizmat e reja të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë dhe fondacioni “Westminster” zhvilluan këtë të hënë (25 mars) një tryezë diskutimi  me temë “Rritja e rolit të legjislacionit dhe mbikëqyrjes së Parlamentit”.

Inkorporimi i këtyre mekanizmave në veprimtarinë parlamentare, rritja e efikasitetit, arritja e konsensusit politik, sipas kryeparlamentares Lindita Nikolla, është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë.

Nikolla u shpreh se Britania e madhe po jep një mbështetje të madhe jo vetëm politike, por edhe financiare për forcimin e kontrollit legjislativ dhe fuqizimit të funksioneve të tjera të Kuvendit të Shqipërisë.

Britania e Madhe mbetet një partner strategjik për Shqipërinë dhe po jep një mbështetje të madhe politike e financiare edhe në forcimin e kontrollit legjislativ dhe në fuqizimin e funksioneve të tjera të Kuvendit të Shqipërisë.

Angazhimi dhe mbështetja politike që Kuvendi i jep kontrollit parlamentar dhe luftës kundër korrupsionit.

Përfshirja e këtyre dy instrumenteve të reja, kontrollit post-legjislativ dhe vlerësimit preventiv të korrupsionit në rregulloren e Kuvendit është i rëndësishëm për të siguruar transparencën parlamentare dhe gjithëpërfshirjen e konsultimin me aktorët e shoqërisë civile.

Tashmë që kjo punë po konsolidohet, është detyra jonë që të inkorporojmë këto mekanizma në veprimtarinë parlamentare dhe të sigurojmë pronësinë e Kuvendit në zbatimin e tyre, të arrijmë konsensusin politik dhe të rrisim efikasitetin e zbatimit të tyre nëpërmjet sinergjisë mes komisioneve parlamentare dhe shërbimeve ligjore e teknike të Kuvendit.

Kjo do shtrojë nevojë e rishikimit në kohën e duhur të rregullores së Kuvendit për të siguruar që kontrolli post-legjislativ dhe vlerësimi preventiv i korrupsionit të jenë pjesë e natyrshme dhe e përditshme e veprimtarisë parlamentare”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja vuri theksin te nevoja për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e monitorimit të nga ana e komisioneve parlamentare për vlerësimin e projektligjeve në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me metodologjitë e reja.

Ajo kërkoi gjithashtu, shtimin e burimeve financiare për programe që vijnë në ndihmë të fuqizimit të veprimtarisë parlamentare.

Duhet të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të përmirësojmë monitorimin nga ana e komisioneve parlamentare për vlerësimin e pr.ligjeve në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me metodologjitë e reja.

Do kërkoja shtimin e burimeve financiare për programe të fuqizimit të veprimtarisë parlamentare në vitet që pasojnë”, përfundoi Nikolla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.