Bota

Konventa e demokratëve, Tim Walz pranon zyrtarisht nominimin për zv.president. Fjalimi surprizë i Oprah Winfrey

Tim Walz pranoi nominimin në Konventën e demokratëve për zëvendëspresident për garën presidenciale në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e tretë të konventës, guvernatori i Minesotës, gjatë fjalimit politik me profilin më të lartë në karrierën e tij, Wals, mes emocionesh pranoi nominimin duke u prezantuar para amerikaneve me rolin e tij si mësues, por edhe si një trajner.

Është nderi i jetës time të pranoj nominimin tuaj. Do të flemë kur të vdesim. Dhe do t’i lëmë të gjitha në fushë. Ne kemi një ekip fitues dhe duhet të luajmë 76 ditë për arritur atje”, tha Wals duke ju referuar kështu Shtëpisë se Bardhë. Mes duartrokitjesh në stadiumin ku mbahet konventa e demokrateve në Çikago, Tim Wals vlerësoi kandidaten për  në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris për të cilën tha se është gati të udhëheqë vendin.

Por surprizë në këtë ditë të tretë të konventës ishte paraqitja e mbretëreshës së ekranit, Oprah Winfrey, që vlerësoi Walz dhe u bëri thirrje votuesve që të zgjedhin mendjen e shëndoshë mbi marrëzitë dhe të votojnë për Kamala Harris.

Zgjedhjet e nëntorit janë një luftë për liri. “Liria nuk është e lirë. Le të zgjedhim të vërtetën, le të zgjedhim nderin, le të zgjedhim gëzimin, sepse kjo është më e mira e Amerikës“, tha ajo. 

Ajo pranoi se ishte regjistruar e pavarur për të votuar dhe, duke ju drejtuar të pranishmëve në sallë theksoi: “republikanët duan të na trembin, duan të na qeverisin, të na bëjnë të besojmë se librat janë më të rrezikshëm se pushkët”.

Nuk mungoi në këtë ditë të tretë edhe Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, që nuk kurseu vlerësimin për Harris që, sipas tij, ka përvojën ,vizionin e temperamentin e duhur për të drejtuar SHBA.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.