Konventa e PL, Meta mesazh nga burgu: Rama do të grabisë mandatin e 4, 11 maji mundësi historike për ta larguar

Meta mesazh nga burgu

Nga burgu, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Konventës së kësaj partie përmes një mesazhi audio. Meta prezantoi programin e Partisë së Lirisë, teksa përmendi si dy fokuset kryesore ndalimin e shpopullimit dhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

PL e ka programin e saj të miratuar që në Konventën e 27 prillit, program që përcakton 5 prioritet ku ne mbështetemi, që te ndalimi i shpopullimit të vendit deri te shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Do ta ndalojmë shpopullimin përmes politikave që nxisin lindshmërinë dhe ndihmojnë nënat, duke u ofruar  shtëpi çifteve të reja përmes fondit të banesave, duke ofruar kredi me interes të subvencionuar.

Po kështu duke ofruar deri në 20 mijë euro grante për çdo të ri që fillon biznes. Për të ndaluar shpopullimin do të kthejmë edhe shumicën e shërbimeve për qytetarët nga Saranda në Tropojë. Dyfishimi i pagave të mjekëve, infermierëve është emergjente. Mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe ushqimin është një prioritet madhor i yni. Vetëm rritja e qëndrueshme e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese garanton rritjen e të ardhurave kombëtare. Ne do të nxisim rritjen e indiustrisë në vend. Eksporte, eksporte dhe eksporte, do ndërtojmë zona të lira ekonomike për të tërhequr kompani serioze. Edhe investimet publike do përqendrohen në funksion të bizneseve prodhuese”, tha Meta.

Teksa e konsideroi edhe njëherë  arrestimi e tij si “rrëmbim”, Meta tha se pas tij qëndron kryeministri Edi Rama, me qëllim “grabitjen e një mandati të katërt”. Meta akuzoi Ramë se ka kapur sistemin e drejtësisë në vend dhe se po tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe me Gjykatën Kushtetuese.

Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. PL dhe opozita e vërtetë dhe shqiptarët e ndershëm kudo ku janë do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj bande. Dyfishoni përpjekjet tuaja në publik dhe terren për përmbysjen e këtij narko-regjimi. Nxitimi i Edi Ramës për të zhdukur çdo gjyqtar me integritet në Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që mos të ketë asnjë mendim pakice në institucionin më të rëndësishëm. Ndaj këtu duhet të përqendrohemi më shumë që të mos kthehemi nga një republikë parlamentare në Duman Republikë, ku asgjësohet çdo gjyqtar i pavarur jo vetëm në Gjykatë kushtetuese, por çdo gjyqtar që mund të ketë kaluar veting. Problemi i Shqipërisë është kapja prej fyti e SPAK dhe i gjithë sistemi i drejtësisë nga kryetari i organizatës kriminale, çdo gjë tjetër është pasojë”, tha Meta.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.