Nga burgu, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Konventës së kësaj partie përmes një mesazhi audio. Meta prezantoi programin e Partisë së Lirisë, teksa përmendi si dy fokuset kryesore ndalimin e shpopullimit dhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
“PL e ka programin e saj të miratuar që në Konventën e 27 prillit, program që përcakton 5 prioritet ku ne mbështetemi, që te ndalimi i shpopullimit të vendit deri te shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Do ta ndalojmë shpopullimin përmes politikave që nxisin lindshmërinë dhe ndihmojnë nënat, duke u ofruar shtëpi çifteve të reja përmes fondit të banesave, duke ofruar kredi me interes të subvencionuar.
Po kështu duke ofruar deri në 20 mijë euro grante për çdo të ri që fillon biznes. Për të ndaluar shpopullimin do të kthejmë edhe shumicën e shërbimeve për qytetarët nga Saranda në Tropojë. Dyfishimi i pagave të mjekëve, infermierëve është emergjente. Mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe ushqimin është një prioritet madhor i yni. Vetëm rritja e qëndrueshme e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese garanton rritjen e të ardhurave kombëtare. Ne do të nxisim rritjen e indiustrisë në vend. Eksporte, eksporte dhe eksporte, do ndërtojmë zona të lira ekonomike për të tërhequr kompani serioze. Edhe investimet publike do përqendrohen në funksion të bizneseve prodhuese”, tha Meta.
Teksa e konsideroi edhe njëherë arrestimi e tij si “rrëmbim”, Meta tha se pas tij qëndron kryeministri Edi Rama, me qëllim “grabitjen e një mandati të katërt”. Meta akuzoi Ramë se ka kapur sistemin e drejtësisë në vend dhe se po tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe me Gjykatën Kushtetuese.
“Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. PL dhe opozita e vërtetë dhe shqiptarët e ndershëm kudo ku janë do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj bande. Dyfishoni përpjekjet tuaja në publik dhe terren për përmbysjen e këtij narko-regjimi. Nxitimi i Edi Ramës për të zhdukur çdo gjyqtar me integritet në Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që mos të ketë asnjë mendim pakice në institucionin më të rëndësishëm. Ndaj këtu duhet të përqendrohemi më shumë që të mos kthehemi nga një republikë parlamentare në Duman Republikë, ku asgjësohet çdo gjyqtar i pavarur jo vetëm në Gjykatë kushtetuese, por çdo gjyqtar që mund të ketë kaluar veting. Problemi i Shqipërisë është kapja prej fyti e SPAK dhe i gjithë sistemi i drejtësisë nga kryetari i organizatës kriminale, çdo gjë tjetër është pasojë”, tha Meta.
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit për reduktimin e tarifës…
Fitorja në transfertë e Vllaznisë me Teutën 1 me 3 është analizuar në emisionin “Emocionet…
This website uses cookies.