Categories: LajmePolitikë

Konventa, Meta me tone të larta: Nepotizmi, arsyeja pse jemi këtu. Kush s’është me mua të më japë dorën dhe të ikë

Me tone të larta ka folur kreu i PL-së, Ilir Meta në Konventën Kombëtare të kësaj partie. Ai e bëri edhe njëherë të qartë qëllimin e tij për t’i dhënë fund nepotizmit, teksa tha se është pikërisht ky fenomen arsyeja pse partia që ai drejton ndodhet në këtë situatë.

Ai u tregua i qartë kur tha se, nëse votohet sot si president i partisë, ata që nuk e mbështesin atë, duhet të largohen.   

Unë një gabim e kam bërë, natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova në orën 2 të mëngjesit në Vlorë sepse ikja kudo për të bërë presion ndaj mafies që nxitën gjak në Kavajë, vrasjen në Elbasan, që kishin në plan ta linin opozitën me 20 mandate për ta shkatërruar opozitën dhe unë ça të bëja i vetëm, bëja presionin që duhej të bëja për të shpëtuar pluralizmin politik, por sigurisht që më dhimbsej edhe partia politike që kisha krijuar me emrin tim me ‘po po, jo jo’, kështu është kjo parti dhe ashtu do ribëhet kjo parti. Kush është me Ilir Metën, nëse sot votohem president i kësaj partie, rri me Ilir Metën, kush nuk është me Ilir Metën dhe është burrë apo grua, i jep dorën Ilir Metës dhe thotë deri këtu ishim bashkë. Ama kush qëndron këtu për të bërë lojërat e atij tarallakut, e ka shumë gabim se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos e të Sali Berishës dhe të gjitha shkollat për t’u përballur me këtë mafia”, tha Meta.

Djegien e mandateve, Meta e konsideroi si “kriminale” teksa tha se, sipas tij, ishte një veprim i “llogaritur mirë” jo vetëm nga kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Pas atij gabimi kriminal që dogji mandatet dhe unë kërkoj falje që fola vetëm me dy, duhej t’i kisha marrë çdo deputet vetë dhe nepotizmi është shkaku pse jemi këtu. Djegia e mandateve ishte një llogarie mirëkalkuluar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe Lulzim Basha”, deklaroi ai.

Meta paralajmëroi për aksion të ashpër politik, teksa i quajti iluzione mendimet se “duke bërë si të moderuar gjoja, bëhemi europianë”.

Ne po luajmë për kampion, në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampion, thirrini mendjes. Edhe mund të mos dalin, por ne ndeshjen nuk e shesim. Kushdo që ka iluzione që Rilindja do iki vetë që duke bërë si të moderuar gjoja, bëhemi europianë, tradhton vendin e vet. Kjo Konventë do t’i japë zgjidhje këtyre”, theksoi ai.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

2 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

2 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

2 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

2 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

2 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

2 hours ago

This website uses cookies.