Konvikt me kushte bashkëkohore – Të regjistruar edhe shtetas të huaj

konvikt me kushte f

Ndryshe nga një vit më parë, konvikti i Universitetit të Shkodrës në këtë sezon të ri akademik ka njohur rritje të shifrave të studentëve të akomoduar pranë këtyre ambjenteve. Sipas të dhënave pranë Ndërmarrjes se Trajtimit të Studentëve në Shkodër ka një rritje të lartë të numrit të akomodimeve, ndërkohë që regjistrimet janë sërish të hapura për ato që duan të shfrytëzojnë këto ambjente. Kanë qënë vetë studentët, nga Shqipëria, por edhe nga vende të ndryshe të globit, të cilët janë në Shkodër ato të cilët janë shprehur të kënaqur me kushtet që ofrohen.

Me një tarifë minimale prej 5,000 lekësh në muaj, me të gjitha të përfshira, Ndërmarrja e Trajtimit të Studenteve sot me kushtet që ofron ka krijuar një mundësi reale për të rinjtë. Vitin e kaluar në këto ambjente u akomoduan 15 studentë, ndërsa 67 është numri i studentëve të regjistruar deri tani, ndërkohë që pritet që ky numër të kalojë 100 të regjistruar për shkak të kërkesave, por edhe kushteve optimale që ofrohen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.