Kooperativa “Gratë e Krushës”/ Në Kosovë po prodhohet më pak, kërkohet bashkëpunim me Shqipërinë

GRATE E KRUSHES

GRATE E KRUSHES

Janë në pikun e punëve të sezonit. Gratë e Krushës në ndërmarrjen e tyre të përpunimit e konservimit të perimeve po merren me specin. Fahrije Hoti, menaxhere e kooperativës, thotë se kërkesat e tregut janë të larta e mezi po e përballojnë. Fahrija thotë se edhe në Kosovë fermerët kanë ulur sipërfaqet e tokave të mbjella ndaj sytë i ka nga fermat e Shqipërisë për perimet.

Fatkeqësisht prodhimtaria po zvogëlohet në parcelat e fermerëve ku është zbehur kultivimi i specit dhe domates, por fatbardhësisht kemi bashkëpunim me tregun në Shqipëri, ku kulturat e para të muajve qershor dhe korrik i importojmë nga Shqipëria. Ndërsa në gusht, shtator dhe një pjesë të tetorit punojmë me fermerë vendore, prapë diku në fillim të nëntorit fillojmë të bashkëpunojmë me tregun e Shqipërisë”, thotë menaxhere e kooperativës Fahrije Hoti.

Pjesa më e madhe e produkteve janë për eksport drejt shteteve të BE-së.

Sado që prodhojmë sipas kërkesave që kemi duhet me punu 12 muaj për me arrit kapacitetin e prodhimit për të mbuluar tregun e Kosovës por dhe tregun europian”, thotë Fahrije Hoti.

Kooperativa bujqësore Gratë e Krushës është themeluar menjëherë pas luftës, nga gratë e vajzat  që kanë humbur burrat, vëllezërit e fëmijët e tyre në luftën e 1999, por të cilat  gjetën forcën për tu ri ngritur e në një farë mënyre e nisen si domosdoshmëri për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjet .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.