Koopman: Nga janari shqiptarët e Kosovës lëvizin lirisht në zonën Shengen

Koopman

Koopman

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi, Negociata dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të lëivizin lirisht në zonën Shengen pa pasur nevojë të pajisen me vizë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Koopman ka thënë se nga janari 2024 liberalizimi i vizave do të bëhet realitet për Kosovën.

Sipas tij, liberalizimi do të ndihmojë shumë për të nxitur lidhjet më të ngushta dhe për të lehtësuar shkëmbimet mes njerëzve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Koopman ka cituar se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër Bashkimin Evropian pa vizë, deri në 90 ditë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.