Kopliku për programin e PD-së – Kandidati demokrat bashkëbisedim me të rinjtë në një forum publik

Kandidati për deputet i PD-së, Ted Kopliku, ishte pjesë e forumit publik në Shkodër, ku shpalosi përpara të rinjve programin e Partisë Demokratike.
Kopliku, po ashtu, iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me politikën, por edhe çasjen individuale.
Forume të tilla synojnë të krijojë një hapësirë të hapur dialogu ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë, duke nxitur transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare në procesin zgjedhor. Kandidati Kopliku premtoi përpara të rinjve se do të jetë zëri i tyre për një Shkodër më të mirë, për një të ardhme më dinjitoze.