qeni
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri, i cili synon t’i japë fund therjes dhe shitjes së qenve për mishin e tyre deri në vitin 2027. Ligji synon t’i japë fund praktikës shekullore të ngrënies së mishit të qenit.
Sipas ligjit, rritja ose therja e qenve për konsum do të ndalohet, si dhe shpërndarja ose shitja e mishit të qenit.
Ata që rrisin qen për mish ose shesin mish qeni mund të vuajnë maksimumi dy vjet. Megjithatë, vetë konsumimi i mishit të qenit nuk do të jetë i paligjshëm.
Legjislacioni i ri do të hyjë në fuqi pas tre vjetësh, duke u dhënë kohë fermerëve dhe pronarëve të restoranteve për të gjetur burime alternative.
Sipas statistikave të qeverisë, Koreja e Jugut kishte rreth 1,600 restorante të mishit të qenve dhe 1,150 ferma qensh në vitin 2023.
Zierja e mishit të qenit, e quajtur “boshintang”, konsiderohet një delikatesë në mesin e disa koreanëve të moshuar, por mishi nuk është më i popullarizuar tek të rinjtë.
Qeveritë e mëparshme, që datojnë në vitet 1980, janë zotuar të ndalojnë mishin e qenit, por nuk arritën të bëjnë përparim. Presidenti aktual Yoon Suk Yeol dhe Zonja e Parë Kim Keon Hee janë adhurues të njohur të kafshëve. Çifti zotëron gjashtë qen dhe zonja Kim ka bërë thirrje që praktika e ngrënies së qenve të përfundojë.
Fermerët e mishit të qenve kishin bërë fushatë kundër ndalimit. Ata argumentuan se, duke pasur parasysh rënien e popullaritetit mes të rinjve, praktika duhet të lejohet të shuhet natyrshëm me kalimin e kohës citon CNN.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.