Categories: BotaLajme

Koreja e V. thotë se ka testuar raketahedhës të rinj

Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërvitje ushtarake, që përfshinin lëshimin e raketahedhësve “të rinj dhe super të mëdhenj”, raportoi media shtetërore më 19 mars, një ditë pasi Seuli tha se Pheniani kishte lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, njofton REL.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake javën e kaluar, stërvitje që nxitën zemërim në Veri, i cili kreu ushtrime ushtarake.

Koreja e Veriut ka dënuar të gjitha stërvitjet e kryera nga Uashingtoni dhe Seuli, të cilat i ka cilësuar si përgatitje për pushtim.

Ushtria e Seulit tha të hënën se kishte detektuar lëshimin e një “rakete balistike me rreze të mesme veprimi” nga Veriu, përderisa sekretari amerikan në Shtetit, Antony Blinken, qëndroi në kryeqytetin jugkorean për bisedime.

Raketahedhësi super i madh, i referuar me emrin KN-25 nga ushtria e Seulit dhe Uashingtonit, është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, sipas agjencisë jugkoreane të lajmeve Yonhap.

Veriu pretendon se kjo armë është e aftë të pajiset me kokë taktike bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut tha se Kim ka vëzhguar stërvitjet ku u testuan “kapacitetet reale të luftës” të raketahedhësit prej 600 milimetrash, teksa ai potencoi rëndësinë e “përgatitjeve të luftës”.

Sipas Kimit, ky raketahedhës do t’i ndihmojë Veriut të “bllokojë dhe shtypë mundësinë e luftës me gatishmërinë e përsosur për të shkatërruar kryeqytetin e armikut”.

Pheniani gjatë këtij muaji ka paralajmëruar Seulin dhe Uashingtonin se do të paguanin “çmim të lartë” për stërvitjet e tyre ushtarake dhe më pas u njoftua se Kim kishte deklaruar se një njësi artilerie e shtetit të tij ishte e aftë të godiste kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Javën e kaluar, Kim vëzhgoi stërvitjen e parashutistëve, ushtrime që kishim për synim të shfaqnin aftësinë e ushtarëve të Koresë së Veriut për të pushtuar “menjëherë një rajon armik”, raportoi media shtetërore.

Testimi i raketës balistike i së hënën ishte testimi i dytë gjatë këtij viti, teksa më herët gjatë vitit Veriu e ka shpallur Jugun “armikun kryesor” dhe shteti ka hequr dorë nga synimi për bashkimin e dy Koreve.

Uashingtoni, një aleat kyç i Seulit, ka të stacionuar afër 27.000 ushtarë amerikanë në Korenë e Jugut për t’i ndihmuar Seulit që të mbrohet nga Pheniani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.