Koreja e Veriut hedh balona me plehra në Korenë e Jugut
Koreja e Veriut ka hedhur të paktën 260 balona që mbanin mbeturina në Korenë e Jugut, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët e saj që të qëndrojnë brenda.
Ushtria e Koresë së Jugut paralajmëroi gjithashtu publikun që të mos prekte balonat dhe qeset plastike të lidhura me to, sepse përmbajnë “mbeturina”. Balonat janë gjetur në tetë nga nëntë provincat në Korenë e Jugut dhe tani janë duke u analizuar.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përdorur të dyja balona në fushatat e tyre propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet 1950.
Ushtria e Koresë së Jugut kishte thënë më herët se po hetonte nëse kishte ndonjë fletëpalosje propagandistike të Koresë së Veriut në balona.
Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut tha se do të hakmerrej kundër “shpërndarjes së shpeshtë të fletëpalosjeve” në zonat kufitare nga aktivistët në Jug.
Ushtria e Koresë së Jugut e dënoi aktin si një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”./ BBC