Koreografi Preljocaj në Tiranë/ Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor
Nis sot në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit konteporan në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Festivali do të nisë me debutimin e Koreografit shqiptaro-francez me famë ndërkombëtare Angelin Preljocaj i cili do të cel siparin e festivalit me një shfaqje unike të quajtur “Gravity”, të cilën Prelocaj do ta shoqërojë me pjesë të ndryshme muzikore.
Partnerë i festivalit do të jetë edhe qendra Harabel me themeluese Ajola Xoxën e cila tha se ky event dinamik premton një formacion të jashtëzakonshëm koreografish, ndërsa zbuloi programin një mujor të festivalit.
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë do të zgjasë deri në 22 tetor ku përpos shfaqjeve që do të ngjiten në skenë do të përfshijë një sërë seminaresh dinamike, angazhime publike dhe një program paralel me ngjarje arti.