Koronarografia, 600 ndërhyrje këtë vit në Shkodër – Hemodinamika, një sukses

60947c6fe80d43079a7523f49f180e9c

60947c6fe80d43079a7523f49f180e9c

Reparti i Hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës vijon shërbimin e koronarografisë për pacientët.

Këtë vit janë regjistruar 600 ndërhyrje, të cilat kanë përfunduar të gjitha me sukses.

Hapja e këtij shërbimi ka bërë që koha e pritjes së pacientëve në nevojë të shkurtohet nga 6 muaj apo një vit që ishte më parë në 4–6 javë.

Fatmirësisht në spitalin tonë u bë një periudhë e gjatë prej 4–5 vitesh, kur funksionon në mënyrë perfekte Reparti i Hemodinamikës. Këtë vit numri po kalon 600 raste të trajtuara në klinikën tonë,” shprehet kardiologu Edi Smajlaj

Mjeku Smajlaj tregon se ekipi pranë këtij reparti është i specializuar dhe shumë shpejt do të mbulohen të gjitha ndërhyrjet pranë spitalit rajonal të Shkodrës.

Ka raste për të cilat ndihemi me të vërtetë mirë, sepse kemi pasur mosha të reja që kanë gjetur zgjidhje për një kohë shumë të shkurtër,” thotë Dr. Smajlaj.

Investimi i realizuar disa vite më parë në repartin e kardiologjisë  ofron një gamë të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.