Lajme

Korporata Shqiptare e Investimeve nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Shtetërore të Pronave në Itali

Korporata Shqiptare e Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Pronave në Itali, nisin bashkëpunimin e ngushtë përmes një marrëveshje zyrtare të nënshkruar sot. Në zbatim të misioneve të tyre përkatëse, dy institucionet angazhohen në ndarjen e përvojave e njohurive me qëllim mbështetjen e AIC në adoptimin e modeleve më të mira dhe më efikase organizative si dhe në forcimin e aftësive e kompetencave në  zhvillimin dhe rijetëzimin e aseteve dhe pronave publike.

Memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar sot nga Drejtoresha Ekzekutive e AlC, Elira Kokona  me Drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Pronës, Alessandra dal Verme synon të sigurojë asistencë të kualifikuar për përcaktimin e një modeli qeverisjeje dhe një kuadri ligjor për menaxhimin e pasurive publike të paluajtshme në Shqipëri, duke ndarë procedura dhe projekte inovatore me qëllim nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Përcaktimi i modelit të qeverisjes për pasuritë e paluajtshme, zhvillimi i një programi asistence teknike për proceset dhe zonat e menaxhimit, bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e strategjive për ndërhyrje janë linjat e veprimit të parashikuara nga marrëveshja e bashkëpunimit institucional.

Marrëveshja, parashikon aktivizimin e marrëveshjeve zbatuese për nisma dhe projekte specifike, mbi bazën e indikacioneve të dhomës së kontrollit e cila do të krijohet brenda një muaji dhe do të ketë funksionet e drejtimit, planifikimit, zhvillimit, koordinimin dhe monitorimin e ecurisë së aktiviteteve të përbashkëta.

Si pjesë e linjave të veprimit të mbuluara nga marrëveshja, AIC dhe Agjencia Shtetërore e Pronës do të ndajnë njohuritë, modelet dhe proceset më efektive, inovative dhe të qëndrueshme të planifikimit strategjik për vlerësimin dhe rigjenerimin e aseteve publike të pasurive të paluajtshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

15 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

15 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

15 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

15 hours ago

This website uses cookies.