Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në projekte zhvillimore në Shqipëri, zhvilloi vizitën e tij të parë në qytetin e Pukës.
Përvojat e Korpusit të Paqes në vende të tjera të botës ishte në fokus të takimit që u mbajt në sallën e Këshillit Bashkiak atje.
Grupi i Korpusit të Paqes vizitoi qytetin e Pukës dhe ambientet e AgroPukës, duke u njohur nga afër me jetën dhe potencialet e zhvillimit në këtë zonë.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Korpusit të Paqes dhe komunitetit lokal të Pukës, duke krijuar mundësi për projekte të reja që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.