Korridori VIII, Rama në aksin Elbasan–Qafë-Thanë: Porti i Durrësit do jetë nyja lidhëse

b866db3e06dd466387c9b3ffd9b05e2c

b866db3e06dd466387c9b3ffd9b05e2c

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në aksin Elbasan–Qafë-Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksi, së bashku me atë Durrës–Prishtinë–Nish, do i japin Portit të Ri tregtar të Durrësit rolin “strategjik” si nyjë lidhëse Lindje–Perëndim për lëvizjen e mallrave.

Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave”, shkruan Rama.

Kryeministri bën me dije se deri më tani janë realizuar 95% e veprave.

Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve”, thekson Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.