Korrupsion pasiv, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e MSH-së, Joana Duro
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie për Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Duro akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.
Po ashtu, Duro për 5 vite nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-sekretarja e Përgjithshme u arrestua më 2 qershor, së bashku me ish-specialisten e nivelit të lartë në MSHMS, Laura Shteto. Për këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit e 6 muaj heqje lirie.
Duro mori 330 mijë lekë ryshfet për të favorizuar një kompani për të përfituar një tender.
Sipas SPAK, Joana Duro do të ndërhynte në garë për tenderin për rikostruksionin e disa qendrave shëndetësore.