Korsi e re biçikletash në Shkodër, Bashkia vijon punën për vendosjen e trafikndarësve plastike

Në qytetin e Shkodrës, i njohur për traditën e përdorimit të biçikletave Bashkia po vijon punën për unifikimin e korsive të dedikuara për përdoruesit e tyre. Nga segmenti i kryqëzimit të spitaleve deri në Fermentim, e njohur si ish- zonën industrial, është duke vijuar puna për vendosjen e trafikndarësve plastike.
Korsia e biçikletave në ish-zonën industriale pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Në Shkodër biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm nga qytetarët.