Korsi e re për biçikletat – Qytetarët: Nuk duhet të ishte zënë krahu tek varrrezat e Rrmajit
![korsi bicikletash](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/10/korsi-bicikletash.jpg?fit=1011%2C730&ssl=1)
Një tjetër korsi dedikuar biçikletave po i shtohet Shkodrës.
Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka realizuar ndërtimin e korsisë së biçikletave nga kryqëzimi pranë shkollës pyjore deri në zonën e Fermentimit.
Qytetarët e vlerësojnë ndërtimin e këtyre korsive, por janë të ndarë në mendime pasi disa prej tyre thonë se korsia është ndërtuar në sensin e gabuar e tek varrezat e Rrmajit.
Ndërtimi i korsive të biçikletave në qytetin e Shkodrës ka sjellë lehtësira për përdoruesit e tyre.
Këto kosi shërbejnë pozitivisht për uljen e trafikut dhe ndikojnë për një mjedis më të pastër dhe jetë të shëndetshme.