Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër, ka hasur kundërshti tek personat me aftësi të kufizuara.
Kreu i Shoqatës Para-Tetraplegjikë në Shkodër, Saimir Beqiri, shprehet se parkingjet e dedikuara për këtë kategori, tek Rektorati dhe tek Xhamia e Parrucës janë eleminuar pas ndërtimit të korsisë për pedaluesit.
Ndërkohë, Beqiri thekson se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake duhet të ndëshkojnë shoferët të cilët zënë edhe ato pak hapësira publike që i përkasin kësaj kategorie.
Një situatë e tillë vështirëson jetesën për këtë kategori, ndaj thirrja e tyre është të merren masat e nevojshme ndaj personave të cilët nuk zbatojnë ligjin.