Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund të lagjes Rus, duke përfshirë edhe sheshin para markatës dhe tregut të fruta-perimeve, për të lehtësuar aksesin e blerësve, të cilët kryesisht janë përdorues të biçikletave.
Kjo ndërhyrje e Bashkisë Shkodër ka ecur me ritme të shpejta si pjesë e procesit të krijimit të unazës së korsive të biçikletave.
Përgjegjësi i sinjalistikës rrugore në Bashkinë Shkodër, Vladimir Ajkoviq, tha se ndërhyrja është vijueshmëri e planit të mobilitetit, duke treguar edhe segmentet ku është ndërhyrë për vendosjen e sinjalistikës përkatëse.
Korsia e re e biçikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1.3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fund të lagjes Rus.
Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër, i cili ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe krijimin e unazës së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik të lehtësisë së ofruar ndaj pedaluesve
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.