Korsitë e biçikletave, qytetarët ende pedalojnë në aksin dedikuar automjeteve
Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në rrugët e qytetit për të parë se si qyetarë të shumtë zgjedhin që të lënë korsitë dhe të pedalojnë përkrah me automjetet, duke u bërë kështu rrezik edhe për aksidente.
Ky fenomen vihet re në të gjitha rrugët ku janë të ndërtuara korsitë e biçikletave, ndërkohë që ka shumë përdorues të biçikletave që lëvizin të qetë në korsinë e gabuar.
Muajt e fundit, Bashkia Shkodër ka berë të munduar që pjesa më e madhe e akseve në qytet të pajisen me korsi dedikuar biçikletave, një kërkesë kjo e vazhdueshme e qytetarëve. Shkdorës, qytetit të bicikletave më në fund po i rikthehet infrastruktura e duhur për pedaluesit, por apeli vijon t’u drejtohet qytetarëve, që të ecin në korsinë e tyre, duke respektuar kështu sinjalistikën, duke mbrojtur veten e tyre dhe drejtuesit e mjeteve njëkohësisht.