Korsitë e biçikletave – Qytetarët zgjedhin të pedalojnë jashtë korsive

I gjithë qyteti përshkohet nga korsitë e bicikletave, të cilat vijojnë edhe në unazat lindore e perendimore.
Shkodranët thonë se tashmë qarkullimi me bicikleta është shumë herë më i sigurtë, por ka ende shumë të tjerë që nuk përdorin korsitë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të drejtuesve të automjeteve.
Një pjesë e korsive ende po pajisen me sinjalistikën e duhur.
Apeli tashmë u drejtohet qytetarëve për më shumë bashkëpunim dhe respektim të korsive.