Lajme

Kos: BE do ndajë Ukrainën nga Moldavia në procesin e negociatave

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset e negociatave të anëtarësimit në lidhje me Moldavinë dhe Ukrainën në mënyrë që kjo e fundit të mos shohë vonesa për shkak të bllokimit nga Hungaria.

Ne tashmë po e diskutojmë këtë (çështjen e ndarjes së integrimit evropian të Ukrainës dhe Moldavisë – red.) me shtetet anëtare. Asnjë vend nuk është kundër hapjes së grupit të parë të negociatave me Moldavinë. Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje dhe do të jemi në gjendje të hapim jo vetëm grupin e parë, por të gjitha grupet këtë vit”, tha ajo, sipas tekstit të botuar në gjuhën ukrainase për REL.

Nga ana tjetër, kryeministri Denys Shmyhal shprehu besimin se Ukraina do të jetë në gjendje të hapë të gjashtë grupet në negociatat e anëtarësimit me BE-në që në fillim të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian të presidencës polake të BE-së, Adam Szlapka, deklaroi më 10 prill gjatë forumit të biznesit Ukrainë-BE në Bruksel se Hungaria vazhdon të bllokojë fillimin e negociatave me Ukrainën nga grupi i parë dhe se shanset që ato të hapen deri më 30 qershor, kur mandati i presidencës polake të BE-së po mbaron, janë ulur ndjeshëm.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Arsenal-PSG, Arteta: Një mundësi e jashtëzakonshme

Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…

12 minutes ago

Luis Enrique: PSG dhe Arsenali janë të ngjashëm

PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…

14 minutes ago

PSG, Kvara: Jemi ndër më të mirët në botë, ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”.…

15 minutes ago

Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës, ndaj edhe përherë e më tepër,…

20 minutes ago

Meloni: Ishte dhuratë nga Papa takimi Trump-Zelensky. Italia mund të punojë për t’i afruar të dy anët e Atlantikut

Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…

34 minutes ago

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, LVV: Po krijohet bllokadë. Opozita: Nuk mund të na imponohen vendime

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pavarësisht pranisë së 110 deputetëve…

36 minutes ago