Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë.
Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.
Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.
Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve.
Këto baktere janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës. Bakteret janë më efikase te kosi i bërë vetë në shtëpi.
Ekspertët thonë se kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurës për vetë faktin se përmban edhe zink.
Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por edhe shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës.
Sidoqoftë, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.
Studime të tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm.
E ftohura në vetvete është një reagim inflamator ndaj bakterit.
Sipas ekspertëve, kosi është një ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.
Ai gjithashtu përmban vitaminë D dhe kalçium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm.
Megjithatë, e ftohura nuk largohet vetëm duke ngrënë kos.
Kosi funksionon kryesisht në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor.
Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.
Por ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes
Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.