Kosova bëhet anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Osmani: I hap rrugë anëtarësimit

Kosova është bërë anëtare e asociaur edhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Me shumicë votash, Kosova do të ketë ulësen e saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku nga anëtare vëzhgues nga sot (27 maj) do të jetë anëtare të asocuar.

Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, ku vetëm një vend ka qenë kundër avancimit të Kosovës dhe 14 të tjerë abstenuan.

Vendimi është përshëndetur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar NATO-n si fat të Kosovës. Sipas Osmani ky përparim i sotëm do i hapë rrugë në të ardhmen vendit që të behet pjesë e NATO-s.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, shkruan Osmani.

Edhe presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare e asociaur.

“Urime Kosovë që u zgjodh anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Begaj.

Me avancimin e statusit të saj në anëtare e asociuar, Kosova ka të drejtën të paraqes rezoluta dhe të kryej rolin e raportuesit specialë të asociuar në komitete, por nuk ka të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.