Categories: LajmeRajoni

Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit, Osmani: Dëshmi e fuqizimit të raporteve

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim këtë të diel (19 maj) nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen. Ato kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Në një konferencë për media, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, presidentja Osmani tha se kjo është dëshmi e fuqizimit të mëtejmë të raporteve të SHBA-ve me Kosovën.

“Kjo marrëveshje që nënshkruam sot me nënsekretarën Allen, është dëshmi e fuqizimit të mëtejmë të raporteve të dy shteteve tona, në mënyrë që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacioneve nga shtetet e huaja. Kjo marrëveshje në mes të Kosovës dhe ShBA-së, lehtëson shkëmbimin e informacionit, dhe do të nxisë një koordinimin më të madh dhe të vazhdueshëm, të institucioneve, shoqërisë civile dhe të gjitha paleve të interesuara“, theksoi presidentja.

Në anën tjetër nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen tha se ky memorandum i marrëveshjes mes ShBA-së dhe Kosovës detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës.

Ne e pranojmë se qeveritë autoritare manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë kaos, ndarje për të ulur besimin në institucione, veçanërisht në institucione demokratike. Siguria dhe stabiliteti në Evropën Jugore dhe Qendrore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që kam theksuar në çdo pjesë të udhëtimit tim në rajon. Korniza jonë e qeverisë amerikane fokusohet në luftën kundër  manipulimit të informacionit, dhe ky memorandum i marrëveshjes sot këtu midis SHBA-së dhe Kosovës përfshinë disa pika. Ai detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës”, tha sekretarja amerikane e Shtetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euro League në RTSH/ Zyrtare, “Final Four” do të zhvillohet në Abu Dabi

Me qëllim për të rritur sa më shumë të ardhurat e një lige emergjente siç…

14 hours ago

Infrastruktura në qytet – Banorët e lagjes “Zooteknikë” kërkojnë rikonstruksionin e rrugës

Janë jo larg qendrës së qytetit dhe vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve. Në…

14 hours ago

Rikualifikimi urban në Hajmel – Shkreli: Po realizohet me fondet e Bashkisë Vau Dejës

Rikualifikimi urban në Njësinë Administrative Hajmel të Vau Dejës është drejt përfundimit. Janë rreth 1…

14 hours ago

Shkodra “kërkon” një muze arti – Orkestra, kompozitorët dhe muzika shkodrane i kanë dhënë Shkodrës një tjetër dimension

Fillesat e muzikës në Shkodër lidhen ngushtë me historinë e saj të pasur dhe rolin…

14 hours ago

Libri autobiografik i emigrimit – “Porosia e kullës”, libri i autorit Pashko Camaj u promovua në Bibliotekën Shkencore

Në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës u promovua këtë të martë libri “Porosia e kullës” e…

14 hours ago

Aksidente me dy të vdekur / Në aksin Shkodër- Koplik dhe në Shirokë regjistrohen dy viktima

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. 28-vjeçari Klevis…

14 hours ago

This website uses cookies.