Categories: LajmeRajoni

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Komiteti Politik i Këshillit të Evropës mbledhje urgjente më 27 mars

Delegacioni i përhershëm i Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës njoftoi se më 27 mars Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka caktuar një takim të jashtëzakonshëm për të votuar opinionin e raportueses Dora Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kryetarja Biljana Pantiç-Pila theksoi se raportuesja Bakojanis kishte tre kërkesa për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa u bë me dije se Kosova ka përmbushur njërën, kthimin e tokës Manastirit të Deçanit.

Mbase paragjykoj, por Bakojanis dëshiron t’i raportojë Komitetit Politik se ka një ndryshim në sjelljen e Kosovës dhe një nga kushtet është përmbushur. A do t’u thotë anëtarëve se mjafton ky kusht e nuk duhen plotësuar të tjerët? Nuk dua të hamendësoj, por nuk mund të kem besim pas caktimit të takimit të jashtëzakonshëm, pasi më 15 prill kemi mbledhje në Strasburg dhe mund të na njoftonin atë ditë”, tha ajo.

Nëse opinioni i raportueses Bakojanis kalon në Komitetin Politik, atëherë dosja e Kosovës pritet të hidhet për votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropës.

Kosovës i duhen 2/3 e votave që çështja e anëtarësimit në KiE të trajtohet nga Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare. Ky i fundit thotë fjalën përfundimtare nëse Kosova do të bëhet apo jo anëtare me të drejta të plota e  kësaj organizate.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.