Categories: LajmeRajoni

Kosova drejt përfundimit të censit të popullsisë, por tri komuna kërkojnë të shtyhet

Tri komuna kanë kërkuar të shtyhet regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare të Kosovës teksa vendi këtë të premte (17 maj) ka parashikuar mbylljen e procesit.

Censi i popullsisë nisi më 5 prill dhe qeveria ka argumentuar se është një veprim i rëndësishëm që do i vlejë ndërmarrjes së politikave për dekadën e ardhshme.

Komunat e Dragashit, Drenasit dhe Fushë-Kosovës thonë se kanë hasur sfida gjatë procesit.

Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje,” tha ditë më herët drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka lajmëruar se deri më 14 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë rezidentë.

400 mijë janë regjistruar nga diaspora. Pjesa dërmuese jetojnë jashtë, por kanë nënshtetësi të Kosovës,” deklaroi z. Kastrati në fillim të javës. /RTV21Kallxo

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

18 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

24 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

29 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

32 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

36 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

40 minutes ago

This website uses cookies.