Categories: LajmeRajoni

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë

Kosova, feston sot (17 shkurt) 16-vjetorin e Pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

Me këtë rast, sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj të Kosovës dhe me ata kombëtarë.

Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, ku qytetarët gëzojnë shëtitje të lirë në Bashkimin Evropian.

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë. “Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkruan Osmani.

Kurti: Kosova po bën hapa të duhur në rrugën saj drejt të ardhmes evropiane.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u shpreh se me mbështetjen e ndërkombëtarëve, Kosova po bën hapa të duhur në rrugën saj drejt të ardhmes evropiane.

“Ne i mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit 20, pas luftës shkatërruese të viteve 1998-1999 ne i rindërtuam shtëpitë tona. Me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar ndërtuam shtëpinë e përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare të mirëfilltë me drejtësi dhe barazi për qytetarët e saj, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të gjitha pakicave, drejtësinë sociale dhe solidaritetin e ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror”, tha Kurti ndërsa theksoi se “Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie“.

Krerët shtetërorë urojnë pavarësinë: Jemi më të fortë se kurrë

Flamuri i Kosovës, është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të pavarësisë. Me këtë rast, krerët shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se këto 16 vjet të shtetësisë së saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe i ka dëshmuar botës se është kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit edhe përtej kufijve të saj.

“Këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe ka vendosur për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili ka dhënë një kontribut për shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtojë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, dhanë jetën e tyre, dëshmorët e kombit, të gjithë martirët tonë. Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve me në krye komandantin Adem Jashari”, tha ajo.

Për kryeminsitrin e vendit, Albin Kurti, Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt dhe demokratike.

Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Krerët e shtetit kanë bërë nderime dhe homazhe personalitetet e shquara.

Fillimisht presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve, e më pas kanë vazhduar homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Homazhe do të bëhen edhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.