Dita e sotme shënon 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Me rastin e këtij 25-vjetori priten aktivitete të shumta.
Kështu për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.
Ndërkaq, ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar përmes një postimi në ‘X’ ku shkruan se “sot i jam falënderues 25 viteve në paqe të Kosovës”
Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se “edhe Republika e Kosovës ju falënderon zoti President që e bëtë të mundur këtë paqe”
25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Amerika kundër Serbisë, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese dhe policore serbo-malazeze.
Kjo është shënuar si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës. 12 qershori do të mbahet mend si një ditë ku Perëndimi dhe Rusia, ishin gati në përplasje me njëra-tjetrën, apo një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’ Por që në fakt shënoi çlirimin e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.