Kosova feston Pavarësinë, qytetarët në Prizren: Urime gjithë shqiptarisë!

qytetarët në Prizren

Sot Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë.

Rrugët e zbukuruara me flamuj, qytetarë që ecin, dhe për t’i shtuar bukurinë kësaj dite, dëbora sapo ka nisur.

17 shkurti i vitit 2008 mbetet një nga datat më të rëndësishme për popullin e Kosovës, pasi shënon shpalljen e Pavarësisë së vendit.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh dhe sakrificash, Kosova u njoh si shtet i pavarur, duke bërë një hap të madh drejt ndërtimit të së ardhmes së saj.

Qyteti i Prizrenit është veshur me flamuj në kuadër të festimeve të Pavarësisë.

Makinat e zbukuruara me simbole patriotike dhe qytetarët që brohorasin, krijojnë një atmosferë  festive.

Urime për Pavarësinë gjithë shqiptarisë, myslimanë, katolikë,” shprehet një banor i qytetit mes shumë të tjerëve që urojnë bashkëkombësit e tyre për këtë ditë historike, me krenari dhe gëzim.

Gjatë ditës së sotme në mbarë Kosovën po zhvillohen aktivitete të ndryshme në kuadër të festimeve të Pavarësisë. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.